Barcelona ka pësuar humbje minimale (1-0) nga Rayo Vallecano në Campo de Futbol de Vallecas për të vazhduar periudhën jo të mirë të skuadrës katalunase.
Rezultati u zhbllokua pas gjysmë ore lojë kur një pasim të Oscar Trejo e shfrytëzoi Radamel Falcao për të krijuar hapësirë dhe për shënuar në portën e mysafirëve me ndihmën e shtyllës.
Të dyja skuadrat patë edhe nga një rast të mirë deri në mbyllje të pjesës së parë, por me epërsi minimale të vendasve, ekipet shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë ishin Blaugranët ata që rrezikuan në përpjekje që ta barazonin rezultatin.
Rastin më të mirë për ta bërë këtë e pati Memphis Depay, mirëpo penalltinë e tij e mbrojti portieri Stole Dimitrievski.
Kjo ishte humbja e tretë e Barcelonës në La Liga që numëron edhe tri barazime dhe katër fitore, dhe qëndron në vend të nëntë me 15 pikë.
Për Rayo Vallecanon kjo ishte fitorja e gjashtë këtë sezon dhe është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 19 pikë të grumbulluara.