Vazhdon polemika mes Pacollit e Pecit – ja çfarë thanë për njëri – tjetrin

Vazhdon polemika mes Pacollit e Pecit – ja çfarë thanë për njëri – tjetrin

Po vazhdon polemika në internet mes kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Pacolli, i ka reaguar edhe njëherë tjetër ministrit Peci, i cili mbrëmë u shpreh se i janë ofruar poste në AKR.

Për këtë, Pacolli tha se ka gënjye, pasi sipas tij sipas tij në listën e AKR-së nuk kishte vend për tashmë ministrin e Bujqësisë.

“Kërkoj ndjesë publike që po detyrohëm, për herë të fundit të merrem me këtë. Prapë ky Peci po *GENJEN*!  Ndalu, more, mos gënje!  A është për shkak të urtësisë dhe edukatës sime që nuk ke frikë dhe sulmon mua? Ndalu njëherë!  Peci ka ardhur te unë para zgjedhjeve të vitit 2014 dhe ka kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR-së, duke fyer LdK dhe lidershipin e saj.  Unë nuk mund t’i ofroja një vend në listën e AKR-së. Pas mikpritjes së zakonshme në shtëpinë time, ai është larguar”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se ishte gënjeshtër edhe pretendimi i Pecit, se kishte ofertë që të bëhej shef i kabinetit të Agim Bahtirit në Mitrovicë, si për postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Kjo pasi sipas Pacollit, Peci asokohe ishte i panjohur për ta.

“Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar të bëhej shef kabineti i Agim Bahtirit. Agim Bahtiri kishte ekipin e tij, dhe atëherë, Peci ishte i panjohur për ne. Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Si mund t’i ofroj dikujt diçka që ne nuk e posedonim?  Në atë kohë, mandati ynë qeveritar kishte përfunduar; ishim në proces zgjedhor dhe, pa qenë pjesë e qeverisë, nuk kishim asnjë mundësi t’i ofronim një post të tillë”, shkroi Pacolli në një postim në “Facebook”.

Gjitha këto deklarata të Pecit, Pacolli i konsideroi se devijim të vëmendjes prej tij në Pacollin. /Gazeta Enigma

Related Articles