Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e sotme pritet të fillojë në orën 09:00, sipas kalendarit të publikuar.
Në një njoftim të mëparshëm, është bërë e ditur se më 4 prill do të mbyllen dëshmitë e Prokurorisë, në rastin që ka të bëjë me ish-krerët e UÇK-së.
Kjo është konfirmuar edhe në një konferencë të mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale./GazetaEnigma/