Koodinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi, tha se në Prishtinë është duke vazhduar vaksinimi anti COVID-19 për personelin shëndetësorë për tërë Kosovën, ku vetëm sot janë vaksinuar rreth 200.
“Jemi në ditën e shtatë me radhë nga 5 maji e tuje mbi procesin e vaksinimit në sallën 1 tetori. Aktualisht për sot kemi mbi 200 të vaksinuar, edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Deri më sot kemi kaluar mbi 4000 doza të vaksinës Pfizer në sallën “1 Tetori”, ka thënë Bardhi.
Ai tutje tha se deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 29 mijë persona, derisa ka theksuar se procesi i vaksinimit është duke funksionuar shumë mirë.
Ndryshe, Gazeta Enigma ka raportuar gjatë ditës së djeshme se me datë 12 maj do të vijnë mbi 62 mijë doza të vaksinave AstraZeneca.
“62 mijë e 400 vaksinca AstraZeneca do të transportohen në Kosovë dhe pritet që të arrijnë më 12 maj”, thuhet në përgjigjen e “Cavi Govaxi” për Gazetën Enigma.
/Gazeta Enigma/.