Një pistoletë me një gëzhojë dhe dy fishekë, e ka gjetë dje policia kur është njoftuar për vdekjen e një vajze 25-vjeçare në Prishtinë.
Viktima është gjetur pa shenja jete në dhomë, teksa rastin në polici e ka bërë të ditur nëna e saj.
Sipas policisë në këtë rast ka elemente të vetëvrasjes.
Prishtinë 29.06.2022-NN. “Një femër kosovare, ka raportuar se në dhomë kishte gjetur pa shenja jete viktimen femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një gëzhojë dhe dy fishekë. Me Vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”./Gazeta Enigma/