Vdekja e dyshimtë e 22-vjeçarit në Gjilan, familja thotë se ndërroi jetë nga infarkti

Vdekja e dyshimtë e 22-vjeçarit në Gjilan, familja thotë se ndërroi jetë nga infarkti

Gazeta Enigma raportoi mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen Hasani në Gjilan, ku djali i tyre 22-vjeçar u gjet pa shenja jete në korridorin e shtëpisë së tij. Ky rast ka tronditur familjen dhe gjithë të afërmit, teksa Prokurori i Shtetit e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë. Hetimet për këtë rast kanë nisur, ndërkohë që janë deklaruar edhe nga familja.

Në një njoftim me detajet për ceremoninë e varrimit, familjarët kanë bërë të ditur se 22-vjeçari ka vdekur si pasojë e një infarkti.

“Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infarkt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta pasi i riu u kthye në shtëpi dhe papritmas u dëgjua një zhurmë. Kur familjarët e tij dolën nga dhoma u tmerruan kur e gjetën Valmirin të shtrirë përtokë.

Posa rasti u raportua, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur viktima.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Vdekje e dyshimtë.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësorë ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestarë është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Related Articles