Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh ka njoftuar se në fshatin Oshlan të Vushtrrisë ka gjetur pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj.
Rastin në autoritetet e Policisë e ka raportuar burri i saj, i cili ka lajmëruar se e ka gjetur të vdekur gruan e tij.
Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
/Gazeta Enigma/