Vdekje e dyshimtë në Gjilan, Policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, Policia nis hetimet

Të shtunën rreth orës 14:00 ka ndodhur një rast i rëndë në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia ka njoftuar se një burrë ka vdekur derisa po dërgohej në emergjencë.

“Në Gjilan, më 30 nëntor 2024, rreth orës 14:00, një qytetar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili një ditë më parë kishte qenë në spital për kontroll mjekësor dhe ishte liruar, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore”, njofton Policia.

I njëjti raportohet se kishte qenë në spital për kontroll një ditë më parë, të premten më 29 nëntor derisa një ditë më pas i është keqësuar gjendja e tij shëndetësore.

Lidhur me rastin policia i ka nisur hetimet dhe ngjarja nga organet e rendit klasifikohet si “Hetim i vdekjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles