Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës dhe trupi i viktimës mashkull kosovar është dërguar në IML për obduksion
“Është raportuar se në fshatin e lartcekur është gjetur një trup i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.