Një person është gjetur pa shenja jete dje në Prishtinë në orët e pasdites, raporton Gazeta “Enigma”.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.