Ndeshja që ishte planifikur në Olembe, ndërmjet Kamerunit dhe Komoros u shëndrrua në tragjedi pasi një përplasje e tifozëve la tetë të vdekur dhe rreth 40 të plagosur. Ndombi Irene tifoze e Kamerunit, përjetoi tmerrin së bashku me djalin e saj dhe ishte mrekulli që shpëtoj pas gjith përplasjes së turmës të njerëzve.
Në një intervistë për BBC, Irene tregoi për makthin që pa me sytë e saj derisa ishte e bindur se nuk do të arrinte të dilte prej aty, pasi që turma e mbi 1000 njerëzve po shkonte në drejtimin e tyre dhe nuk kishte rrugë kthimi mbrapa.
“Ndërsa po i afroheshim hyrjes së parë, ku duhej të kontrolloheshim për kartën e COVID dhe biletën e ndeshjes, kuptova se hyrja ishte shumë e vogël. Në atë moment e pash se mbrapa meje po vinin më shumë se 1000 njerëz, dhe se ishte tashmë tepër vonë- nuk mund të kthehesha dhe as të shkoja përpara. Isha ngecur në mes të turmës.”
Ndombi Irene ka akuzuar policinë dhe stafin e sigurimit që nuk arritën ta menagjonin situatën ashtu siç duhej, duke marrë masat paraprake për të evituar humbjen e jetëve.
“Sinqerisht, mendoj se agjentët e sigurimit nuk e kishin parashikuar atë situatë. Ata nuk ishin të përgatitur për të. Turma që vinte nga mbrapa ishte aq mamuth saqë rrëmuja ndodhi papritur. Forca pas na detyroi përpara të rrëzoheshim dhe ata nga pas na ecën duke na copëtuar. Shumica prej nesh u mbytën në pluhurin që ishte në dysheme.”
46- vjeçarja ndihet me fat pasi dikush në atë situatë arriti ta nxirrte jashtë turmës, për ta dërguar pastaj në spital, fatmirësisht ka shpëtuar pa probleme të mëdha si dhe e pranon se kjo ishte ndeshja e fundit e saj që do të shkoj ta shoh ne stadium.
“Mendoj se isha në tokë për rreth pesë minuta, kur dikush më nxorri nga turma. Unë jam vërtet me fat, në spitalin ku më dërguan vetëm dy prej nesh ishim gjallë. Isha me djalin tim dhe tre kolegë nga shkolla dhe jemi të gjith gjallë. Ishte një përvojë shumë e keqe, nuk do të më pëlqente të shkoj më në një ndeshje futbolli” përfundi e mbijetuara e tragjedis në Kamerun. /Gazeta Enigma/