Hovenier: Në dialogun me Serbinë nuk do të diskutohet për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës

Hovenier: Në dialogun me Serbinë nuk do të diskutohet për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutohet për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndër të tjera ka theksuar se këto janë çështje të përfunduara dhe që nuk diskutohen në dialog.

Hovenier thotë se Kosova është shtet i pavarur pavarësisht kundërshtimeve.

Ai shton se lidhur me këtë çështje mund të debatohet sa të mundet, por se realiteti dhe faktet në terren flasin vetë.

“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për RTK. /Gazeta Enigma/.

Related Articles