Dje ka vdekur E.SH, 18 vjeçar nga Prizreni i cili ishte duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga 1 gushti i këtij viti.
18 vjeçari ishte lënduar nga një lisë i cili ishte rrëzuar në Prizren.
Për shkak të gjendjes së rënduar, ai po merrte trajtim në QKUK.
E vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Prizren, 01.08.2021 – 14:00. Në lidhje me rastin me 08.09.2021 gjersa ishte ne trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, si pasojë e lëndimeve te marra ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Enigma.