Ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Isa Krasniqi.
Për t’ia dhënë lamtumirën e fundit i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, LVV-ja shkruan se Krasniqi ishte i veçantë, unik, i dashur me të gjithë me shumë vlera e atribute.
“Isa do te mbetet figura më emblematike e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik dhe do të kujtohet gjithmonë si i tillë. Isës po i japim lamtumirën sot, por ndarjen prej tij do ta kemi vetëm fizike. Në mendjet e zemrat tona, në veprimet tona e kurdo në çdo situatë, Isa do të jetë aty”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma