Gjendja në rajon me COVID: Serbia mbi 2 mijë të infektuar brenda ditës, Kosova vetëm dy raste

Gjendja në rajon me COVID: Serbia mbi 2 mijë të infektuar brenda ditës, Kosova vetëm dy raste

Kosova krahasuar me vendet e rajonit, po vazhdon të regjistroj një numër të ulët të rasteve të infektuara me COVID-19, ndonëse vendi qëndron prapa sa i përket vaksinimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 raste të reja të infektuara me koronavirus nga testimi i 1 mijë e 265 mostrave.

Një gjendje krejtësisht ndryshe është në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e shtete tjera.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nga 2 mijë e 834 testime të kryera në 24 orët e fundit, 418 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 4 persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Serbijanë regjistruar 2 mijë e 180 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe 49 viktima. 1 milion e 252 mijë e 573 personat deri tani janë regjistruar si të infektuar me COVID-19 në këtë shtet.

Numër të madh të rasteve të reja të infektuara me COVID po regjistron edhe Mali i Zi, raporton Gazeta “Express”.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë raportuar 15 viktima nga COVID-19 dhe 212 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë regjistruar 118 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 1 mijë e 245 mostrave. Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 viktima.

Me një situatë më të rëndë po përballen shtetet tjera.

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar mbi 12 mijë raste të reja të infektuara me virus dhe 56 viktima.

Holanda gjatë kësaj kohe ka regjistruar 21 mijë e 443 raste të reja me këtë virus.

Hungaria  ka regjistruar 27 mijë e 830 raste të reja.

Ndërsa Zvicra 2 mijë e 508 raste.        

Kujtojmë që së fundmi ka filluar të përhapet edhe një variant i ri i COVID-19, ai i quajtur Omicron.

Infektimi me këtë variant sipas të dhënave paraprake, mendohet se mund të jetë shumë i transmetueshëm dhe më rezistent ndaj trajtimit aktual, duke përfshirë edhe vaksinat.

Danimarka u bë vendi i 7-të evropian që konfirmoi raste te variantit të ri të COVID-19 Omicron. Autoritetet shëndetësore daneze thanë se kishin regjistruar dy raste në udhëtarë nga Afrika e Jugut. Më herët Holanda, Gjermania, Republika Çeke, Italia, Britania e Madhe dhe Belgjika kishin zbuluar raste të variantit të ri të koronavirusit.

Related Articles