Vdes diplomati malazez në Kosovë, policia jep detaje

Ka vdekur në Prishtinë, sekretari i Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, shkruan Gazeta Enigma.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar këtë ngjarje dhe shkaqet e vdekjës.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Më tutje ajo ka thënë se në kordinim me autoritetet e prokurorisë po punojnë në ndriqimin e kësaj ngjarje.

Related Articles