Foshnja që lindi disa ditë më parë nga 28 vjeçarja me inicialet I.M në kushte shtëpie vdiq në rrethana të pasqaruara.
Vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor në shtëpi dhe trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Nëna ndërkohë u referua tek Spitali i Prizrenit ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm për problemet nga lindja e po ashtu me të po merret edhe psikiatri.
Gjendja e saj është stabile.
Arsyet e vdekjes së foshnjës ende nuk dihen, derisa në shtëpinë e I.M ndodhej vetëm gjyshi i saj 90 vjecar që nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë ka ndodhur me mbesën dhe foshnjën.
Ndërkaq, nuk ka të dhëna për identitetin e babait te fëmijës.