Një grua dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë në bunar.
Policia njofton se vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMTË- Vushtrri 06.06.2023 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”