Gruaja e cila më 1 nëntor u aksidentua në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
