Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Hoxhaj.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura i cili tha se Hoxhaj ishte njeri fisnik e fjalëpakë, që u dallua për punë të mira.
Nura iu shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqëve të Hoxhajt.
Reagimi i plotë:
I hidhur lajmi për ikjen e hershme nga kjo botë e mikut tonë Fadil Hoxhaj, që u shqua si njeri fisnik e fjalëpakë, që u dallua për punë të mira, dhe mbi të gjitha si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj, dashamirëve, miqve dhe të gjithë atyre që u prekën nga kjo ndarje e dhimbshme.
Lamtumirë, miku ynë!