Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person në QKUK, por që ishte sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Emergjenca e Ferizajt, raporton Gazeta Enigma.
Personi ishte shtetas i Shqipërisë dhe sipas raportit të Policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Nga QKUK është informuar se viktima mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, ka ndërruar jetë, i njëjti ishte sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Emergjenca e Ferizajt. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.