Policia e Kosovës përmes, raporti 24 orësh ka njoftuar se dje ka në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur një person i cili ishte aksidentuar në muajin maj.
Policia ka bërë të ditur se viktima që nga ajo kohë ishte duke u trajtuar në QKUK.
“Fushë Kosovë, Prishtinë 29.05.2021 – 19:50. Me 20.08.2021 lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar në aksident dhe ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.