Vdes një 19 vjeçar pasi goditet nga një veturë në Prishtinë

Një person (19 vjeçar)  ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 01:20 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësor dhe tri vetura.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti theksoi se vdekjen e 19 vjeçarit me inicialet J.S e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupi i viktimës J.S, mashkull, 19 vjeç është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha ndër të tjera Ahmeti. 

Related Articles