Ka ndërruar jetë një grua në Gjilan.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa thuhet se kjo cilësohet si vdekje e dyshimt.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Nga një dëshmitar rasti është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.