Ka ndërruar jetë një grua si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Stagovë të Kaçanikut, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës, ku theksohet se viktima ka ndërruar jetë në QKUK.
“Lidhur me rastin, me datë 29.06.2021 si pasojë e lëndimeve trupore viktima femër kosovare (v.2016) ka ndërruar jetë në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.