Në Herticë të komunës së Podujevës sot rreth orës 17:00 është raportuar se një traktor është rrokullisur dhe ka zënë një person, shkruan Gazeta “Enigma”.
Për pasojë, viktima një mashkull 56 vjeç, ka humbur jetën.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e ekipit të mjekëve emergjent, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Agron Borovci për Gazetën Enigma.
Policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes.