Vdes një person në Kamenicë pasi u rrokullis me traktor

Vdes një person në Kamenicë pasi u rrokullis me traktor

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që mori pas rrokullisjes me traktor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën në Ruboc të Kamenicës dhe u iniciua si “Vdekje e dyshimtë”.

“Fshati Ruboc, Kamenicë 17.06.2026 – 18:35. Raportohet se viktima mashkull kosovar me traktor është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim

Related Articles