Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person në Pejë, raporton Gazeta Enigma.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.