Një person ka vdekur mëngjesin e së mërkurës në Pejë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Pejë 29.09.2021 – 08:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës ka konstatuar mjeku. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, viktima dërgohet ne IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia./Gazeta Enigma.