Ka vdekur një person në spitalin e Prizrenit, për të cilin dyshohet se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marr tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.