Ferizaj, arrestohet pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Ferizaj, arrestohet pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur të hënën pas orës 16:00 në Komunën e Ferizajt.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës./GazetaEnigma/

Related Articles