Vdes një person në Tiranë, dyshohet se është vetëvarur

Vdes një person në Tiranë, dyshohet se është vetëvarur

Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.


Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Tiranës, ndërsa njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

“Rreth orës 15:25, në rrugën “Besim Alla” dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.D., rreth moshës 37 vjeç. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Related Articles