Vdes një person nga një aksident në Gjilan

Vdes një person nga një aksident në Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Kormjan të Gjilanit, ku ka mbetur i vdekur një person, raporton Gazeta Enigma.

Kjo bëhet e ditur përmes  raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se aksidenti kishte ndodhur mes një veture dhe motoçiklete.

Ndërsa, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Related Articles