Ka vdekur një person pasi është rrokullisur me traktor.
Viktima duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjës dhe kanë hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor. Viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.