Ka vdekur një person pas lëndimeve të marra nga një aksident trafiku në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
Viktima ishte goditur nga një veturë, derisa i dyshuari është arrestuar nga Policia.
Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e shoferit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë. Vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.