Vdes një person – u aksidentua në magjistralen Mitrovicë-Pejë, tjerë të lënduar

Vdes një person – u aksidentua në magjistralen Mitrovicë-Pejë, tjerë të lënduar

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Për lajmin ka njoftuar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se aksidenti ndodhi në fshatin Çubrel, ku një nga të lënduarit po lufton për jetën.

“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë”, tha Nura.

Më tej, ai tha u shprehu ngushëllime familjes së personit që vdiq në këtë aksident, teksa u uroi shërim të lënduarve. /Gazeta Enigma

Related Articles