Vdes një punëtor në Grabanicë të Klinës, bie nga kati i tretë i objektit

Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës, derisa ai ra nga kati i tretë i objektit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23. Policia është duke e hetuar këtë rast.

Related Articles