Vdes personi që u aksidentua të shtunën në Obiliq

Një person ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti që e kishte pësuar gjatë ditës së shtunë, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Aty thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Fsh. Palaj, Obiliq (NN) 24.01.2022-07:35.  Si pasojë e aksidentit, me datë 12.02.2022 ka ndërruar jetë edhe një mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Gazeta Enigma/

Related Articles