Ka vdekur punëtori që u rrëzua dje teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë.
Ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë, shkruan “Jepi zë”.
Sipas mjekëve, 37 vjeçari kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup. I njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK ku edhe ka vdekur.