Vdes shtetasi i huaj në QKUK, nisin hetimet

Vdes shtetasi i huaj në QKUK, nisin hetimet

Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar që nga 9 marsi.

Sipas policisë, i njëjti ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti i vdekjes është duke u hetuar nga organet e rendit.

Related Articles