Kombëtarja e Kosovës ka humbur një nga tifozët më të flaktë
Bëhet fjalë për Ibrahim Ajeti i cili në pothuajse të gjitha ndeshjet e Kosovës ishte prezent në stadiume, shkruan Gazeta Enigma.
Edhe pse me aftësi të kufizuar, Ajeti nuk u ndal kurrë së mbështeturi djelmoshat “dardanë”.
Lajmin për vdekjen e Ajetit e ka konfirmuar tifo-grupi “Dardanët”.
/GAZETA ENIGMA/