Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin Rhone të Francës, ku një vajzë vetëm 6 vjeç ka ndërruar jetë pasi i ra në kokë me kryq gjatë shërbesës kishtare me rastin e Pashkëve.
Komuniteti i krishterë në qytetin Anse, u mblodhën në Kishë për shërbesën, mes të cilëve edhe vajza 6-vjeçare.
Papritur një kryq prej druri 2 metra i gjatë i ka rënë në kokë vogëlushes, e cila po luante para dritares në zonën e rezervuar për vizitorët.
Ajo mbeti e plagosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spitalin rajonal, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Ndërkohë, Prokuroria ka nisur hetimet përkatëse për ngjarjen tragjike.