Sot, pas një sëmundje të gjatë ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Rexhep Spahiu, nga Kostërci i Skenderajt.
Varrimi i tij bëhet sot, më 05.09.2021 nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Runik.
Varrimi bëhet sipas kushteve të pandemisë.
Spahiu ka qenë edhe major në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Homazhet bëhen sot nga ora 16:00, ndërsa varrimi nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Runik. Homazhet dhe varrimi bëhet në përputhje me masat mbrojtëse për parandalimin e pandemisë COVID – 19
Ngushëllime për Agronin i cili ishte pjesë e njësisë speciale të UÇK-së dhe ishte prej luftëtarëve më të zotë të saj, kanë shprehur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe Sami Lushtaku