69- vjeçari nga Ferizaj dënohet me 500 euro gjobë pasi kërkonte lëmoshë

69- vjeçari nga Ferizaj dënohet me 500 euro gjobë pasi  kërkonte lëmoshë

Qytetari 69-vjeç nga qyteti i Ferizajit është dënuar me 500 euro gjobë pasi që kërkonte lëmoshë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar,  për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

“Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, tashmë recidivist me inicialet : H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje”, njofton policia.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes .

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që,  saherë hasin në lypësarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

I moshuari është gjobitur me 500 euro.

Related Articles