Dardanët e kanë mposhtur 4-1 San Marinon në Fadil Vokrri. Kosova e arriti fitoren e 18 në 50 ndeshje zyrtare që prej pranimit në UEFA e FIFA, teksa regjistron 22 humbje dhe 10 barazime.
Vedat Muriqi ka shkëlqyer në miqësoren e Kosovës me San Marinon, duke shënuar katër gola. Ai i realizoi të gjithë golat në fitoren 4-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.
Muriqi shkroi historinë duke u bërë lojtari i parë në histori të Kosovës që në një ndeshje realizon katër herë. Gjithçka nisi në minutën e 27-të, kur realizoi për 1-0.
Më pas, pak para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Muriqi i Lazios shënoi edhe për 2-0.
Me të startuar pjesa e dytë, Muriqi realizoi për 3-0, derisa golin e katërt dhe të historisë e arriti në minutën e 76-të, nga penalltia.
Krejt në fund, në atë të 85-të, mysafirët e shënuan golin e nderit për 4-1.
Kosova e arriti fitoren e 18 në 50 ndeshje zyrtare që prej pranimit në UEFA e FIFA, teksa regjistron 22 humbje dhe 10 barazime.
Miqësorja e radhës do të jetë me Maltën të premten, derisa më pas javën e ardhshme kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor.