Vedat Muriqi në formacionin e muajit shkurt në ‘La Liga’

Vedat Muriqi në formacionin e muajit shkurt në ‘La Liga’

Reprezentusi i Kosovës, Vedat Muriqi është futur në formacionin më të mirë të muajit shkurt në La Liga.

Ylli i Kosovës, ka shkëlqyer në muajin e parë në La Liga, pasi qe u transferua te Mallorca nga klubi Italian, Lazio.

Muriqi iu bashkua Mallorcas në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi me opsion blerjeje.

Në muajin e parë në La Liga, sulmuesi kosovar ka shkëlqyer dhe falë paraqitjeve të mira me shumë meritë ka hyrë në formacionin më të mirë të muajit.

Ishte “Whoscored” që ka ndërtuar formacionin më të mirë të muajit, aty ku edhe gjendet Muriqi pranë yjeve të mëdhenj si Vinicius, Asensio, etj.

Formacioni më i mirë i muajit shkurt:

Herrera; Carvajal, Militao, Pier, Acuna; Asensio, Fekir, Merino; Vinicius; Unal, Muriqi. 

Related Articles