Në “Debat Plus” është duke u diskutuar për mundësinë e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.
Ndër të tjera është debatuar edhe për humbjen e LDK-së në Podujevë.
Analisti Dardan Gashi ka thënë se fitoren e LVV-së në Podujevë e ka ndihmuar Agim Veliu.
Mirëpo deputeti i LDK-së në një lidhje direkte telefonike ka mohuar një gjë të tillë.
“Këto që po fliten se unë e kam ndihmuar Shpejtim Bulliqin janë totalisht të pavërteta. Jo që nuk i kam ndihmuar por as mendja nuk më ka shkuar. Ju i dini raportet e mia me LVV-në”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Veliu thotë se për humbjen në Podujevë duhet të pyetet lidershipi i LDK-së.
“Unë kam qenë i larguar nga procesi zgjedhor në Podujevë. Përgjegjësia për humbjen e lidershipit të LDK-së dhe kandidatit të lidershipit të LDK-së”.
Veliu thotë se dega e LDK-së në Podujevë nuk është legjitime që nga momenti kur ishte nominuar Ekrem Hyseni si kandidat për Podujevën.