Vëllezërit rrahen mes vete në shtëpinë e dhëndrit për një borxh, nga festa e Vitit të Ri përfundojnë në Polici

Vëllezërit rrahen mes vete në shtëpinë e dhëndrit për një borxh, nga festa e Vitit të Ri përfundojnë në Polici

Borxhet shpesh bëhen mollë sherri për konflikte e mosmarrëveshje të ndryshme që eskalojnë edhe në dhunë brenda familjes. Kështu dyshohet se ka ndodhur në natën e Vitit të Ri në një familje në Dragash, ku dy vëllezër u rrahën mes vete dhe për pasojë përfunduan në pranga të Policisë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e dhëndrit të dy viktimave, në fshatin Buqë, ku ata ishin mbledhur për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve. Por festa nuk shkoi siç duhet, pasi dy vëllezërit A.F., dhe L.,F., patën një zënkë mes tyre për shkak të një borxhi.

Të dyshuarit, të cilët janë nga fshati Brezne po dyshohet se u përleshën pasi njëri ia kishte borxh tjetrit një shumë të të hollave, të cilat ia ka kërkuar. Në pamundësi për t’i marrë paratë, ai i është vërsulur vëllait dhe për pasojë u desh intervenimi i policisë.

Burimet thonë se viktima që u sulmua është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka marrë deklaratat prej tyre për atë që kishte ndodhur dhe të njëjtit janë arrestuar.

Pasi janë shoqëruar në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalim e dy të dyshuarve dhe inicimin e rastit për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.

Related Articles