Vëmendja ndaj sportit e sportistëve të Gjilanit, do e karakterizojë qeverisjen tonë të përbashkët të Komunës, kanë thënë nga Lëvizja Vetëndosje, dega në Gjilan.
Komunikata e plotë:
Vëmendja ndaj sportit e sportistëve të Gjilanit, do e karakterizojë qeverisjen tonë të përbashkët të Komunës.Ndërtimi i stadiumit të qytetit, do të përfundohet në mandatin tonë qeverisës. Ndeshjet e derbit të qytetit, duhet të luhen aty ku përkasin, në Gjilan, e në prezencë të tifozerive të dy skuadrave.
Këto tema i diskutuam me përfaqësues të grupimit të tifozëve “Intelektualët”. Gjithashtu, theksuam mbështetjen e vazhdueshme, promovimin e vlerave të Gjilanit ku përfshihet edhe sporti, si dhe ndërtimin e hapësirave të nevojshme për praktikimin e sporteve të ndryshme, për të gjitha moshat.
#pertegjithamoshat
#pertegjithashtresat
Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan