Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një sërë sanksionesh të reja kundër liderëve dhe oligarkëve rusë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, raporton Reuters.
Përfaqësuesi francez në BE tha se anëtarët kanë aprovuar një sërë sanksionesh gjatë takimit të fundit, dhe pritet të zyrtarizojnë gjatë Samitit të BE-së që do të mbahet të premten në Versailles.
Me këto masa të reja pritet të qartësohet çështja e kriptovalutave, ku shkyçen nga Swift tri banka bjelloruse. /Gazeta Enigma/.